Jennifer Lawrence shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur - Gazeta Express
string(69) "jennifer-lawrence-shfaqet-per-here-te-pare-me-barkun-e-rrumbullakosur"

Rozë

Gazeta Express

09/09/2021 21:06

Jennifer Lawrence shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Rozë

Gazeta Express

09/09/2021 21:06

Jennifer Lawrence është parë për herë të parë në publik qëkur u konfirmua se  është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin, Cook Maroney.

DailyMail publikoi fotografitë e aktores 31 vjeçare, që tregoi barkun e fryrë në një palë tuta me lule gjatë një shëtitje në New York, të mërkurën.

Lawrence u fotografua duke ecur nëpër New York e veshur me një palë kominoshe me lule dhe një bluzë të bardhë. Këtë veshje, aktorja kombinoi veshjen me një çantë lëkure dhe një palë sandale.

Lawrence dukej e lumtur teksa shëtiste nëpër rrugë, para se të ndalej përfundimisht në një restorant me një shoqe të saj.

Jennifer dhe Cooke u martuan në vitin 2019 në Belcourt të Newport në Rhode Island me të pranishëm, si Adele, Cameron Diaz e Emma Stone.