Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përplasur sot në Kuvend me deputeten e LDK’së, Hykmete Bajrami, sa i përket ligjit për çmimet e barnave.
Vitia ka thënë se “shumica e milionerëve farmaceutikë” janë krijuar gjatë qeverisjes së LDK’së.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ligjin për barnat nuk ka pasur guxim ta bëjë asnjë qeveri tjetër.
Lidhur me këtë i është kundërpërgjigjur edhe deputetja e LDK’së, duke i thënë Vitisë se kur flet me zë të ultë e gjuhë të moderuar “s’mund ta fshehësh krimin dhe korrupsionin”.
“Jeni Qeveria që i keni bërë 4 mijë tenderë njëburimor. Ti e ke pas njerin në grup punues që ta ka hartu listën e barnave esenciale, më vonë ka dalë te kompania që fiton miliona euro tendera. Këto janë të dhëna publike, s’e njoh asnjërin personalisht”, ka thënë Bajrami.
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është përplasur edhe me ministren Mimoza Kusari-Lila sa i përket asaj që po ndodhe me çmimet e naftës, duke i thënë se flet me ton, ashtu siç ia kërkon partia.