Në “Pressing” të T7, ka pasur debat në mes Bilall Sherifit dhe Xhavit Drenorit.
Drenori i tha Sherifit se NISMA Socialdemokrate i ka mbetur “vetëm LDK-ja”.
Ndërkaq, Sherifi i tha atij se “ka probleme personale me NISMA”.
Pjesë nga debati.
Drenori: Kam drejtë me thënë. Jeni mbetur parti herë në një zyre herë në një zyre.
Sherifi: Ti nuk je duke ditur, unë jam duke thënë votat e NISMA.
Drenori: Po doni me u rras në LDK tash, AAK-në e shkeltë, PDK-ja moti ju ka qit, VV s’po do me ju dhënë kryeparlamentarin – kush ju ka mbetur pos një LDK.
Sherifi: A e kryte mllefin tënd tash. Ti Drenor ke probleme personale me NISMA, i kemi pasur disa bdetaje i ke personale.