Të paraprirë nga Blerim Bexheti, deputetët e Frontit Europian kanë shprehur revoltë të theksuar sot në Kuvend.Kanë “bllokuar” foltoren, duke insistuar të porpozimi i Halil Snopçes të futet në rend dite.Ata dërguar kritika deri te VLEN-i, pasi siç thonë, sot vepruan në kundërshtim me atë çfarë kanë deklaruar në publik.
“Kjo iniciativë ka të bëjë me një individ që e keqpërdor dhe është bërë papagall, organ parapolitik për shkurtimin e të drejtave të shqiptarëve, gjegjësisht për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe fatkeqësisht ky Ligj është përkrahur edhe nga kolegët e VLEN-it. Edhe pse në publik ata thonë se ata qenkan votuar nga garnitura paraprake… Xhiro, xhiro… Do të xhirosh ende… Edhe pse thoshin, tentonin ta manipulonin opinionin se ata qenkan zgjedhur nga përbërja e kaluar parlamentare, pse sot nuk e ndihmoni dhe të debatohet dhe ndaj atij njeriu ky Kuvend të merr masa”, tha Bexheti.tag_katrorimaqedoni_2