Kryetari i New York-ut, Zohran Mamdani, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Trump e ka uruar Mamdanin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se ai «realisht zhvilloi një garë të jashtëzakonshme kundër shumë njerëzve të zgjuar».
«Ai i mposhti ata dhe i mposhti lehtë», tha Trump.
Ai shton se diskutuan tema si strehimi dhe ushqimi, si dhe çmimi i naftës.
«Thjesht dua ta uroj [atë], shpresoj që të bëhet një kryetar i shkëlqyer», thotë Trump.
«Sa më mirë të shkojë ai, aq më i lumtur jam unë. Do të them se nuk ka dallim në parti. Nuk ka dallim në asgjë.
«Ne do të ndihmojmë atë, për të bërë realitet ëndrrën e secilit».