“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, turqit i kryejnë përgatitjet për ndeshjen e madhe - Gazeta Express
string(82) "jemi-gati-per-ndeshjen-ne-kosove-turqit-i-kryejne-pergatitjet-per-ndeshjen-e-madhe"

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 14:53

“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, turqit i kryejnë përgatitjet për ndeshjen e madhe

Sport

Gazeta Express

30/03/2026 14:53

Kombëtarja e Turqisë e ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore në përgatitjet për ndeshjen e nesërme me Kosovën.

Kontingjenti turk do të zbarkojë sot në Prishtinë, ndërsa do ta ketë veç një ecje në stadiumin “Fadil Vokrri”, në fushën ku do të luhet nesër mbrëma ndeshja historike, shkruan “Gazeta Express”.

Mediumi turk “Sporx” e ka postuar një video ku shihen lojtarët e Kombëtares turke duke ushtruar sot para nisjes për në tokën Dardane, përcjell “Gazeta Express”.

“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, shkroi mediumi turk.

Turqit janë të motivuar dhe optimistë se mund të fitojnë në kryeqytetin kosovar, për të siguruar kualifikimin në Botërorin 2026 pas pritjes prej 24 vjetësh.

Nga ana tjetër, Kosova po ashtu e synon historinë, respektivisht kualifikimin e parë ndonjëherë në një Kupë të Botës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement