"Jemi emblema europiane e Kosovës", postimi i Ballkanit pasi e mësoi kundërshtarin - Gazeta Express
string(79) "jemi-emblema-europiane-e-kosoves-postimi-i-ballkanit-pasi-e-mesoi-kundershtarin"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 21:14

“Jemi emblema europiane e Kosovës”, postimi i Ballkanit pasi e mësoi kundërshtarin

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 21:14

FC Ballkani e ka mësuar kundërshtarin në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi nga Suhareka do të ketë punë me ekipin nga Malta, Floriana, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 22 korrik.

E pasi e mësoi kundërshtarin, Ballkani reagoi me një postim.

Reagimi i plotë, pa nderhyrje:

Një histori që filloi në zemrën e Ballkanit, vazhdon kapitullin e radhës në Evropë.

Jemi të gjithë bashkë dhe gati për hapin tjetër që po troket!

Fare pak ditë na ndajnë nga sfida e parë e rrethit të dytë të Conference League, ku do të përballemi me FC Floriana nga Malta.

Mbajmë mbi supe përgjegjësinë që na takon sepse jemi më shumë se thjeshtë një klub futbolli, jemi emblema evropiane e Republikës.