Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte në Skenderaj për fushatë elektorale. Por, nga ai nuk është pritur mirë nga disa qytetarë atje, të cilët brohoritnin ‘PDK’ dhe hollën fishekzjarrë.
Syla në “Pressing” të T7, ka thënë Albin Kurti “kishte antiplub”, duke thënë se nuk ka qenë reagim i organizuar ajo që ndodhi në Skenderaj.
“Nuk po hynë Albini sallë brenda, rrinë jashtë, pse nuk hynë sallë brenda qysh rrinë kishe unë s’i tutna kërkujna a ka antiplumb, kqyre këmishën si e ka çu deri në fund, edhe shpinën e ka me anti-plumb, e kesh kishe unë nuk tutna unë”, ka thënë Syla.
Ndërkaq, Baton Haxhiu tha se Albin Kurti është figurë përçarëse, por nuk u pajtua me atë që tha Syla.
Sipas Haxhiut, Albin Kurti ka dëshirë të ketë skenare të tilla.
“Albin Kurti është figura përçarëse, që ka ndërtu diskursin e së mirës dhe së keqes, ai e ka kriju modelin e tradhtarit. Është e keqja e politikës. Por, apo i ndihmojmë ne ndonjëherë me diskurs, këtë do të na tregojnë situatat dhe rezultatet e 9 shkurtit. Nuk mendoj që Skenderaji duhet me qenë monolit. Albin Kurti është i vetmi njeri që e ka dëshirën e viktimizimit edhe të dytën e ka dëshirën që ai të trimëroht në situata ku kamera është përballë”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...