Në ‘Lumbardhi’ organizohet aktivitet “Jehonat e Heshtjes” më 4 nëntor me fillim nga ora 18:00.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të Fondacionit Jahjaga “Përfshirja e të Rinjve në Drejtësinë Tranzicionale përmes Perspektivës Gjinore” që është mundësuar me asistencën e projektit rajonal Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Shfaqja është një instalacion artistik gjithëpërfshirës që kombinon rrëfimet dhe muzikën për të ndriçuar përjetimet e komunitetit rom në Kosovën pas konfliktit. Duke përfshirë aktorë dhe muzikantë, projekti paraqet rrëfime personale që eksplorojnë ndërthurjen e diskriminimit etnik, dhunës me bazë gjinore dhe rezistencës. Përmes bashkimit të muzikës ballkanike, tradicionale rome me tinguj bashkëkohorë, instalacioni ofron një përvojë të fuqishme emocionale.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...