Jehona Lushaku për fotografinë me listën e VV-së: Poshtëruese dhe shqetësuese - Gazeta Express
string(76) "jehona-lushaku-per-fotografine-me-listen-e-vv-se-poshteruese-dhe-shqetesuese"

Lajme

Gazeta Express

18/12/2025 14:21

Jehona Lushaku për fotografinë me listën e VV-së: Poshtëruese dhe shqetësuese

Lajme

Gazeta Express

18/12/2025 14:21

Kandidatja për deputete, Jehona Lushaku, ka reaguar publikisht përmes një postimi lidhur me mënyrën se si, sipas saj, LVV po i trajton kandidatët e vet.

Në reagimin e saj, Lushaku e cilëson këtë qasje si poshtëruese dhe shqetësuese, duke theksuar se kandidatët e asaj partie po shpërfytyrohen për t’u paraqitur vetëm një figurë udhëheqëse, ndërsa të tjerët reduktohen në “numra”.

Ajo e ka cilësuar këtë model si shenjë të një mendësie autokratike, duke paralajmëruar për rrezikun që, sipas saj, paraqet një parti e përqendruar rreth një personi të vetëm. Në postimin e saj, Lushaku bën thirrje për ndaljen e asaj që e quan “regjim që ua heq fytyrat njerëzve të këtij vendi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement