Jehona Kicaj me romanin “ë” në mesin e garuesve për Çmimin Gjerman të Librit - Gazeta Express
string(74) "jehona-kicaj-me-romanin-e-ne-mesin-e-garuesve-per-cmimin-gjerman-te-librit"

Arte

Gazeta Express

19/08/2025 16:35

Jehona Kicaj me romanin “ë” në mesin e garuesve për Çmimin Gjerman të Librit

Arte

Gazeta Express

19/08/2025 16:35

Shoqata e Botuesve Gjermanë ka shpallur se cilat libra janë në garë për Çmimin Gjerman të Librit. Në listën e gjatë janë përfshirë edhe autorë nga Gjermania veriore, si Gesa Olkusz (Bremerhaven), Jehona Kicaj (Göttingen), Peter Wawerzinek (Rostock) dhe Feridun Zaimoglu (Kiel).

Më 13 tetor, Çmimi Gjerman i Librit, i cili ka një shpërblim prej 25.000 eurosh, do të ndahet në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt – një nga çmimet më të rëndësishme për autorët dhe autoret gjermanofolës.

Shtëpitë botuese dorëzuan gjithsej 200 romane. Nga to, juria ka përzgjedhur 20 vepra për listën e gjatë. Lista e shkurtër, që do të përmbajë vetëm gjashtë romane, do të shpallet më 16 shtator.

Biografia e Jeohna Kicaj:

Jehona Kicaj, e lindur më 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, ka studiuar ndër të tjera Letërsi Gjermane Moderne në Hannover.

Si fëmijë i refugjatëve nga Kosova, Jehona Kicaj është në kërkim të gjuhës dhe zërit të saj. Kur lufta e Kosovës shpërthen në fund të viteve ’90, ajo e përjeton nga një distancë e sigurt. Megjithatë, edhe në diasporë, lufta dhe vdekja janë të pranishme. Romani “ë”, sipas shtëpisë botuese “Wallstein, kujton dhimbjen e familjeve që kanë humbur atdheun e tyre, të afërmit e vrarë të të cilëve janë varrosur në mënyrë anonime dhe që deri sot janë të zhdukur ose të paidentifikuar. Një e kaluar që nuk mund të shuhet, sepse është e ngulitur në çdo fije të trupit, merr zë përmes shkrimit të Jehona Kicajt. /ndr.de