Jean Todt vjen në Shqipëri, ndihmë për të prekurit nga tërmeti - Gazeta Express
string(61) "jean-todt-vjen-ne-shqiperi-ndihme-per-te-prekurit-nga-termeti"

Gazeta Express

14/12/2019 18:37

Jean Todt vjen në Shqipëri, ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Gazeta Express

14/12/2019 18:37

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt vjen në Shqipëri.

Ish- drejtuesi i Ferrarit ka ardhur në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Lexo Edhe:

Todt ka qenë në fshatin Bërxullë të Vorës, aty ku ka shpërndarë edhe ndihma për të dëmtuarit.

“Jean Todt në Bërxullë, Bashkia Vorë, pranë të prekurve nga tërmeti, i lumtur që emergjenca po adresohet e dimri nuk do jetohet as jashtë e as në çadra deri në rindërtimin e shtëpive!

Presidenti i FIA dhe i Ngarkuari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, u angazhua të ndikojë në një sensibilizim më të madh ndërkombëtar! Faleminderit!”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor./Express