Jean-Paul Sartre do të kishte urryer popullin e Kosovës - Gazeta Express
string(55) "jean-paul-sartre-do-te-kishte-urryer-popullin-e-kosoves"

Jean-Paul Sartre do të kishte urryer popullin e Kosovës

Gazeta Express

09/02/2020 16:48

Shkruan: Lis Bukuroca

Pas protestave të vitit 1981,
si studentë nuk blinim më cigare të Serbisë,
por „Bozhur“ të Gjilanit.
Atëherë, policia jugosllave pat vrarë dhjetëra demonstrues,
pat dhunuar dhjetëra studente në konviktin e studenteve numër pesë
dhe pat arrestuar mijëra shqiptarë nëpër Jugosllavi
dhe pa mbyllur fakultetet,
që krijonin identitet
jo faltoret!

Lexo Edhe:

E konsideronim qëndrim patriotik
zëvendësimin e produkteve serbe me ato kosovare, kroate, apo sllovene.
Ne nuk urrenim,
por nuk shpërblenim politikën diskriminuese
dhe mizore të qeverisë serbe ndaj shqiptarëve ,
ndaj shqiptarëve të copëtuar në tri republika dhe në një krahinë.

Ne nuk urrenim popuj,
ne ëndërronim vetëm barazi
vetëm liri,
si të tjerët.

Pas kryengritjes ndryshoi gjendja,
erdhi edhe liria.

Por pas çlirimit
ndryshoi edhe përkapja e vetvetes,
identiteti,
ndryshuan normat morale,
ndryshoi burrnia,
dhe burrat kurva,
nisën ndërtimin e njeriut të ri të pakarakter:
Të maskarait që mendon vetëm me bark!

E çfarë ndodhi?

Pasi Serbia pat dëbuar diku mbi 50% të popullsisë,
pasi armata serbe dhe terroristët e Arkanit patën dhunuar mbi 20.000 gra shqiptare,
pasi soldateska terroriste serbe pat djegur dhe shkatërruar mbi 100.000 shtëpi,
pasi ushtria terroriste serbe pat vrarë diku 13.000 veta,
pasi ua pat nxjerrë organet,
shteti serb nuk i ktheu kufomat e zbrazëta,
por i sekuestroi
i vodhi
dhe i fshehu diku nëpër Serbi!

Pra, pas asaj drame kolektive,
pas atij tmerri nacional,
pas asaj zezone të skëterrshme
populli që jeton atje
dhe që ushqehet nga diaspora,

(DIASPORË, f. 1. Pjesë e popullit të njëjtë e sakrifikuar
dhe e dënuar me asimilim për të siguruar mbijetesën
e pjesës tjetër në atdhe në mjerim ekonomik.
2. Pjesë e popullit që vuan për atdheun
 dhe që nuk ndjehet e lumtur aty ku jeton.
3. Pjesë e popullit, që nga tërësia brenda shihet me zili 
dhe vlerësohet si grup që jeton në parajsë,
por pa kuptuar as përafërsisht ferrin e tyre .
4. FËMIJË DIASPORE, f. fëmijë që nuk e flet shqipen mirë
dhe që përqeshet për mosnjohjen e gjuhës, nga ata,
që në atdhe, një fjali të vetme nuk dinë të ndërtojnë pa gabime.)

pra, ai popull që mbijeton duke e zhdukur përgjithmonë një pjesë nga tërësia
dhe njësia e vet
i dha Serbisë gati gjysmë miliardi euro në vit
paratë e bijve të vet,
që i kishte dëbuar Serbia,
apo që ua kishte bërë të pamundur jetën në atdhe
tani ajo Kosovë
konsumonte si viçi kashtën në arën e kasapit
mallrat e Serbisë:
e pabrengosur,
e paprekur,
e pavetëdije,
dhe e padinjiitet,
ajo financonte Serbinë,
që kërcënonte çdo ditë shtetin,
që grihte kazerma pranë kufirit,
që kërcënohej me kthim ushtarak,
dhe e cila do ta zbrazte Kosovën,
sapo t‘i jepej mundësia!

Mirëpo,
nuk i ka fajet vetëm ajo masë me kafkë të fortë,
me pak tru brenda,
ose me shumë bark,
e pa tru,
ose me me pak tru të aftë për llogari,
për të kuptuar se çdo cent,
është shpërblim dhe shëlbim i Serbisë,
por fajet kanë edhe tregtarët me shumicë
patriotët jugosllavë,
që i sjellin popullit me memorie peshku ato produkte,
njerëzve të pa sedër,
të cilët Satre do t’i kishte sharë dhe do të kishte piskatur deri në kupë të qiellit
„Urrej viktimat që respektojnë xhelatët e vet.“

Ne jo vetëm që e respektojmë duke udhëtuar nëpër atë vend, që na urren, ne edhe e mbështesim ekonomikisht, siç nuk ka mundur të paramendojë as një njeri në këtë botë!

Pastaj vjen Ramushi dhe vendos:
Meqenëse Serbia s’pranon pasaportën kosovare,
as ne s’pranojmë të tyren,
kështu qytetarët serb dhe kosovarë,
udhëtojnë në dy vendet me letërnjoftime,
mu si e përkufizon kushtetuta serbe:
brenda territorit serbe
udhëtohet pa pasaporta!