JD Vance: Nuk kam asnjë konflikt me Rubion - Gazeta Express
string(41) "jd-vance-nuk-kam-asnje-konflikt-me-rubion"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 7:45

JD Vance: Nuk kam asnjë konflikt me Rubion

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 7:45

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, hodhi poshtë zërat për një përplasje me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar se mes tyre nuk ka “asnjë konflikt”.

Në një intervistë për rrjetin televiziv Fox News, Vance deklaroi se mediat po përpiqen të krijojnë tensione që nuk ekzistojnë, ndërsa vlerësoi punën e Rubios dhe të presidentit.

“Marco po bën një punë të shkëlqyer. Edhe unë po përpiqem të bëj më të mirën në detyrën time. Presidenti po bën një punë të shkëlqyer. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, u shpreh ai.

I pyetur nëse synon të kandidojë për president në të ardhmen, 41-vjeçari republikan shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se aktualisht është i fokusuar në detyrën që mban.

Nga ana e tij, Rubio kishte deklaruar në një intervistë për revistën Vanity Fair se do ta mbështeste Vance nëse ai do të vendoste të kandidonte për president.

Advertisement
Advertisement
Advertisement