JD Vance: Negociatat me Iranin varen nga mirëbesimi mes palëve - Gazeta Express
string(61) "jd-vance-negociatat-me-iranin-varen-nga-mirebesimi-mes-paleve"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 15:03

JD Vance: Negociatat me Iranin varen nga mirëbesimi mes palëve

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 15:03

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se Uashingtoni është i gatshëm të afrohet me Iranin përmes diplomacisë, por vetëm nëse pala iraniane vepron me “besim të mirë”. Ai i bëri këto komente teksa po hipte në avionin Air Force Two, në prag të nisjes për bisedimet me delegacionin iranian në Islamabad.

“Po presim me padurim negociatat”, tha Vance, duke shtuar se SHBA është e gatshme të “zgjasë dorën e hapur” ndaj Iranit. Po ashtu , ai paralajmëroi se nëse pala iraniane përpiqet të manipulojë procesin, atëherë Uashingtoni nuk do të tregojë mirëkuptim.

Sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë udhëzime të qarta për këto diskutime. Bisedimet pritet të zhvillohen në Pakistan dhe të nisin të shtunën, siç kishte njoftuar më herët Shtëpia e Bardhë.

Në delegacionin amerikan do të jenë gjithashtu i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Ndërkohë, autoritetet në Islamabad ende janë në pritje të mbërritjes së delegacionit iranian, raportojnë korrespondentët në terren.

Këto bisedime konsiderohen një hap i rëndësishëm diplomatik mes dy vendeve, në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon raporton BBC.

Advertisement
Advertisement
Advertisement