Jay Threatt largohet nga Ylli - Gazeta Express
string(29) "jay-threatt-largohet-nga-ylli"

Jay Threatt largohet nga Ylli

Sport

Gazeta Express

04/12/2022 15:51

Jay Threatt është larguar nga KB Golden Eagle Ylli.

Klubi nga Suhareka njoftoi këtë të diel se ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin amerikan, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ylli bëri të ditur se ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Gjithashtu, largimi ishte kërkesë e Threatt.

Njoftimi i plotë nga klubi i Yllit (pa ndërhyrje):

“Me marrëveshje të dyanëshme dhe me kërkesën e vetë lojtarit kemi ndërprerë bashkpunimin me Jay Threatt

Klubi e falenderon për kontributin e tij në ekip, i dëshirojmë shumë suksese në karrierën e mëtutjeshme.

Faleminderit

Thank You Jay”. /Gazeta Express/