Javi Martinez mund të rikthehet te ish-klubi i vet në La Liga - Gazeta Express
string(61) "javi-martinez-mund-te-rikthehet-te-ish-klubi-i-vet-ne-la-liga"

Javi Martinez mund të rikthehet te ish-klubi i vet në La Liga

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 12:42

Athletic Bilbao duhet të fitojë një betejë të vështirë në merkato për të rikthyer në shtëpi, Javi Martinez.

Mesfushori spanjoll është lojtar i lirë që pas largimit nga Bayern Munich dhe tani po kërkon një destinacion të ri.

Lexo Edhe:

Në “San Mames” ku shkëlqeu e presin me padurim por oferta e klubit për dy sezone dhe me pagë 4 milionë euro është e pamjaftueshme dhe konkurenca është e fortë.

Mësohet se disa klube nga Katari dhe Abu Dhabi i ofrojnë deri në 7 milionë euro në vit ndaj dhe baskët duhet të përmirësojnë ofertën nëse dëshirojnë që Martinez të luajë sërish para tifozëve të tij.