Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 346 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 53 për vepra penale.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 346 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 53 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 10 armë zjarri dhe janë shqiptuar mbi 4800 gjoba.
“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4854 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 311 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”