Javën e kaluar policia në Prishtinë sekuestroi 7 armë zjarri - Gazeta Express
string(60) "javen-e-kaluar-policia-ne-prishtine-sekuestroi-7-arme-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 10:51

Javën e kaluar policia në Prishtinë sekuestroi 7 armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 10:51

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 151 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 39 për vepra penale e të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  151 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 39 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 7 armë zjarri dhe janë shqiptuar afër 4 mijë gjoba.

“ Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3920 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 298 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”