Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 669 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 71 aksidente, ku janë mbetur të lënduar 36 persona.
Komunikata e plotë:
Të nderuar
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni komunikatën e radhës nga DRP-Ferizaj
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.07.2025, janë shqiptuar 1,669 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 71 aksidente, nga të cilat:
– 33 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona
– 38 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.