Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 159 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 52 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 13 armë zjarr, ndërsa janë shqiptuar 5339 gjoba adminsitrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.