Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuan 9 raste të dhunës në familje, ndalohen dy të dyshuar - Gazeta Express
string(89) "javen-e-kaluar-ne-ferizaj-u-raportuan-9-raste-te-dhunes-ne-familje-ndalohen-dy-te-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2024 14:31

Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuan 9 raste të dhunës në familje, ndalohen dy të dyshuar

Lajme

Gazeta Express

16/09/2024 14:31

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar janë raportuar 9 raste të dhunës në familje- 6 në Ferizaj, 2 në Shtime dhe 1 në Kaçanik.

“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 09-15/09/ 2024 janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.”

Lexo Edhe:

2 janë dërguar në mbajtje, 7 janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 2 persona pasi janë intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 7 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.”

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”