Javën e ardhshme nis debati mbi amendamentet e dorëzuara në Kuvend - Gazeta Express
string(66) "javen-e-ardhshme-nis-debati-mbi-amendamentet-e-dorezuara-ne-kuvend"

Javën e ardhshme nis debati mbi amendamentet e dorëzuara në Kuvend

Gazeta Express

30/11/2019 20:14

Të rralla ndërsa disa vite madje ka qenë e pamundur të pranohen amendamentet e dorëzuara për buxhetet vjetore të shtetit. Praktika e këtillë për ekspertët është dëshmi se në Maqedoni ekziston shkallë e ulët e demokracisë tek politikanët.

Në vend që të krijohen kushte më të mira për qytetarët dhe investitorët potencial, me këtë inat politik, vetëm se në mënyrë shtesë hapet dera drejt shteteve të huaja dhe vazhdon trendi i shpërnguljes nga vendi.

Lexo Edhe:

“Kjo bëhet me pjekurinë e demokracisë në Maqedoni, jo vetëm i këtij pushteti, por edhe me autoritetet e mëhershme nga pavarësia e Maqedonisë, ndoshta ka ndodhur në periudha të caktuara të kalojnë amendamente të caktuara, por këto janë shembuj të rrallë. Rregulli është të mos të pranohen amendamentet sado që të jenë të mira” tha Goran Angellovski, ekspert për zhvillim rajonal.

Javën e ardhshme fillon debati rreth amendamenteve për buxhetin e vitit 2020. Janë dorëzuar rreth 400 amendamente, pjesa më e madhe nga VMRO DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët. Pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me projekte lokale. Në Maqedoni nuk mund të ketë zhvillim të barabartë rajonal- kanë akuzuar nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, sepse siç thonë, gjatë formimit të buxhetit të shtetit, nuk dëgjohet zëri i opozitës.

Por, nga pushteti sigurojnë që paratë e qytetarëve shpenzohen për të gjithë njëjtë.

Sipas  ligjit, çdo vit nga buxheti qendror parashihet të ndahet 1% nga Prodhimi Bruto Vendor për zhvillim të barabartë rajonal, ekspertët pohojnë që kjo nuk respektohet. Në gjendje më të keqe sipas përqindjes së zhvillimit janë rajoni planor lindor, verilindor dhe rajoni i Pollogut.