Javë vendimtare në basketboll, do të dihet kush hyn në "play-off" e kush bie nga liga - Gazeta Express
string(82) "jave-vendimtare-ne-basketboll-do-te-dihet-kush-hyn-ne-play-off-e-kush-bie-nga-liga"

Basketboll

Gazeta Express

07/04/2026 16:59

Javë vendimtare në basketboll, do të dihet kush hyn në “play-off” e kush bie nga liga

Basketboll

Gazeta Express

07/04/2026 16:59

Mesjava shënon fundin e garave të rregullta, por edhe fundin e dilemave.

Vetëm minutat e fundit do të përcaktojnë se kush do të renditet në vendin e katërt, kush do të jetë në vendin e gjashtë dhe kush do të bie nga Superliga.

Ky ishte një nga edicionet më të ‘çmendura’ në elitë me luftë deri në fund.

Për vendin e katërt luajnë Peja dhe Ylli, ndërsa shumë interesant është gara në fund, ku Prishtina ka 37 pikë, një më shumë se Rahoveci 029 e Vëllaznimi.

Të mërkurën janë tri ndeshje vendimtare, derisa të enjten përballen Bashkimi dhe Bora që kanë siguruar “Play-off”-in, nga vendi i dytë, përkatësisht tretë.

Trepça – Sigal Prishtina është përballja e rivalëve të vjetër, por që ndodhen në pozita të ndryshme.

Kampionët janë liderë me 51 pikë, kurse bardhekaltrit kanë 37.

Derisa mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë, prishtinasit po luftojnë për vendin e gjashtë, që siguron pozitën e fundit për “Play-off”.

Vëllaznimi – Peja është sfida tjetër shumë interesante.

Kuqezinjtë kanë 36 pikë dhe ende janë po luftojnë për mbijetesë e “Play-off”, derisa verdhezinjtë kanë 38 pikë dhe me fitore synojnë vendin e katërt, që siguron epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale.

Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029 po ashtu është përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

Për therandasit për vendin e katërt, ku momentalisht kanë 39 pikë, kurse ‘Vreshtarët’ kanë 36 dhe po luftojnë për mbijetesë.

Të enjten është sfida e fundit, Bashkimi-Bora. Portokallezinjtë me 46 pikë e prishtinasit me 41, kanë siguruar garat shtesë.

Vendi i parë dhe dytë e kanë të siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, kurse në çerekfinale ndeshen vendi i tretë me të gjashtin dhe i katërti me të pestin.

ProCredit Superliga-Java 28

E mërkurë

18:45 Trepça – Sigal Prishtina

18:45 Vëllaznimi – Peja

18:45 Golden Eagle Ylli – Rahoveci 029

E enjte

18:45 Bashkimi – Bora

Advertisement
Advertisement
Advertisement