Javë incidentesh të njëpasnjëshme në Veri, vendimi për zgjedhjet “çështje ditësh” - Gazeta Express
string(78) "jave-incidentesh-te-njepasnjeshme-ne-veri-vendimi-per-zgjedhjet-ceshtje-ditesh"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 7:41

Javë incidentesh të njëpasnjëshme në Veri, vendimi për zgjedhjet “çështje ditësh”

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 7:41

Incidente të shumta karakterizuan veriun e Kosovës të edhe të mërkurën, si tentativë për ta parandaluar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, 10 ditë para 18 dhjetorit. 

Një polic i Kosovës është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit, bëri të ditur Policia mbrëmë në orët e vona.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.

Ky sulm ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do ta rrisë praninë e saj në veri, pas situatës së fundit të krijuar atje.

Ky institucion  ka thënë se ka kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë dhe ruajtjen e rendit në gjithë vendin, si dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbatimin e ligjshmërisë në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se  nuk bëhet fjalë vetëm me prezencë të shtuar në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës Veriore, por në disa lagje të kësaj komune.

“Ka të bëjë me disa lokacione të ndryshme në Mitrovicën e Veriut, në disa lagje, pra jo vec në lagjen e boshnjakëve”, theksoi Sveçla në RTK.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme para mediave foli për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, teksa tha se fillimisht për këtë çështje presin të marrin një vlerësim nga institucionet e sigurisë.

Por presidentja tha se marrja e këtij vendimi është çështje ditësh.

Në tri ditët e fundit, incidente të njëpasnjëshme ndodhën Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut.

Gjithçka nisi të martën, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe, shkruan Reporteri.net.