Në “Pressing” të T7, po diskutohet për rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, problemet e KQZ-së, si dhe formimin e Qeverisë.
Profesori Bujar Dugolli ka thënë se vetëm partia fituese relative, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje mund ta formojë Qeverinë.
Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme – duke përjashtuar formim të një qeverie nga partitë opozitare që kanë shumicën e votave së bashku.
Ndaj kësaj deklarate ka ironizuar gazetari Dukagjin Gorani.
“Kanë me qenë këto javë e muaj për plot argëtim, meqenëse ka me pas deklarime të tilla absurde”, ka thënë ai. /Gazeta Express