Javë e ftoftë me ngjarje të nxehta! - Gazeta Express
string(34) "jave-e-ftofte-me-ngjarje-te-nxehta"

Arte

Gazeta Express

29/09/2025 10:03

Javë e ftoftë me ngjarje të nxehta!

Arte

Gazeta Express

29/09/2025 10:03

Qe lista e ngjarjeve kryesore të javes nga Suzanne Podcast që emitohet edhe në T7. Lista e plotë e keni në këtë link.

Kjo javë në Prishtinë e rrethinë po na doket si një playlistë që s’e ndal se ka plot sende intriguse për shqisa: prej ekspozitës së parë të kolektivit tonë Suzanne me LaraLara ku vijnë artiste prej Prishtinës e deri në Kyiv e Nju Jork, te REDO me gjithë dizajnerat dhe personazhet kreative dhe kontemplative që pushtojnë Kino Armatën për tri ditë, ndërkohë që edhe Sustainable Design Week po e ngjyn qytetin në ngjyra të gjelbra me panele, punëtori e party për prodhim kreativ të qëndrushëm. 

Për me kcy, kemi Servis x REDO në Pallatin e Rinisë, TR3DIOT – ZHGLE – DIE ANGST në Termokiss, ndërsa Baleti Kombëtar sjell “AEON” që lufton me kohën, dhe Dardan Zhegrova e shpërndan intimitetin “midis të panjohunve” me performancë intime e sensuale. 

Në Gjilan, “Njeriu prej jastëku” e mbyll javën me humor të zi, e në Prizren Autostrada Biennale e bon grand finalen e vet përmbyllëse. Një maratonë kulturore prej atyne që s’të lajnë as me mendu Netflixin, përkundër motit vjeshtor.