Java përmbyllëse e edicionit të katërt të Autostrada Biennale do të mbahet nga data 2 deri me 9 shtator në tri qytete Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.
Edicioni i katërt i Autostrada Biennale titulluar “Të gjitha imazhet do të zhduken një ditë” është kuruar nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu.
Nga tridhjetë projektet e prezantuara këtë vit, shtatëmbëdhjetë janë produksione të reja që i përgjigjen kontekstit lokal dhe trajtojnë tema të autobiografive kolektive, arkivave kulturore, kujtesës shumëdrejtimëshe, si dhe shpresës dhe këmbënguljes.
Autostrada Biennale ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta themeluar Biennalen si një institucion publik të qëndrueshëm në Prizren, ku dhe Autostrada Hangar është bërë një hapësirë unike për mbledhje dhe edukim kulturor, e para e këtij lloji në qytet dhe rajon.
Java përmbyllëse është e mbushur me aktivitete të shumta për grupmosha të ndryshme të cilat do të zhvillohen nga data 2 deri më 9 shtator 2023 në tre qytete, në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.
/Express