Java Ndërkombëtare e Vetëdijesimit për Tiroiden - Ekipa e Spitalit Amerikan në Kosovë doli në shesh për të kryer vizita falas - Gazeta Express
string(123) "java-nderkombetare-e-vetedijesimit-per-tiroiden-ekipa-e-spitalit-amerikan-ne-kosove-doli-ne-shesh-per-te-kryer-vizita-falas"

Shneta

Gazeta Express

25/05/2022 19:59

Java Ndërkombëtare e Vetëdijesimit për Tiroiden – Ekipa e Spitalit Amerikan në Kosovë doli në shesh për të kryer vizita falas

Shneta

Gazeta Express

25/05/2022 19:59

Nga sot fillon Java Ndërkombëtare e Vetëdijesimit për Tiroiden.Në kalendarin Botëror të Shëndetësisë,data 25 Maj konsiderohet Dita Botërore e Tiroides.

Spitali Amerikan Kosovë ka organizuar ekipin e tij te mjekëve i cili do te jetë sot gjatë gjithë dites ne sheshin Adem Jashari per të kryer vizita falas si dhe për të informuar popullatën në këtë ditë vetëdijsuse për rëndesinë e Gjendres tiroide.

Lexo Edhe:

Gjendra e tiroides ndodhet e vendosur në pjesën e përparme të qafës, forma e secilës ngjason me krahët e një fluture. Kjo gjendër është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndihmuar rritjen e aktivitetit qelizor. Metabolizmi i mirë i trupit i referohet funksionimit normal të tiroides.
Gjendra tiroide është gjendra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht që ajo peshon 15-20 gr tek një individ i rritur, rëndësia e kësaj gjendre është e jashtëzakonshme. Gjendra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjendrën e tiroides është 100 për qind e sigurtë që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”.
Po ashtu ecuria e zhvillimit fizik thuajse nuk vazhdon në kushte normale dhe jo rrallëherë është e papajtueshme me jetën. Gjendra tiroide është si një minifabrikë e cila përpunon jod, ku jodi merret kryesisht nëpërmjet ushqimeve, ujit etj, dhe pasi futet në organizëm thithet nga gjendra tiroide, e cila e përpunon jodin dhe më vonë prodhon hormone me bazë jodi.

Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon tiroidja të cilat njihen si T4 dhe T3. Për të kryer procesin e përpunimit të jodit dhe prodhimin e këtyre hormoneve është e domosdoshme që gjendra tiroide të stimulohet nga një gjendër tjetër që quhet hipofize, e cila prodhon hormonin stimulus të tiroides TSH. Dozat e këtyre hormoneve janë me peshë shumë të vogël molekulare, por ato kanë peshë shumë të madhe në organizëm. Mungesa e jodit mund të reflektohet me dëmtim të cilësisë së jetës, pasi ajo mund të shkaktojë ndjesinë e lodhjes, përgjumjes gjatë ditës, ndjesinë e të ftohtit, tharje të lekurës, rënie të flokëve, ngadalësimit të lëvizjeve dhe të proçeseve intelektuale, si ulje të memorjes dhe inteligjencës, nervozitet, kapsllik, shtim të pashpjegueshëm në peshë (ndjesinë e fryrjes), etj.
Për me shumë informacion ejani të ne vizitoni ne stenden tonë sot gjatë ditës.

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com – Web