Java që lamë pas u karakterizua nga zhvillime të rëndësishme politike, institucionale dhe sociale, me fokus te tensionet ndëretnike, funksionimi i institucioneve dhe standardi i jetesës së qytetarëve.
1. Ivan Stoilkoviç në qendër të kritikave publike
Ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviç, publikoi pamje nga ambientet e punës në ministri, duke nxitur reagime të forta, veçanërisht pas publikimit të zyrave ku punonin kuadrot shqiptare në kushte të papërshtatshme.
2. Reagime politike dhe mediatike ndaj veprimeve të Stoilkoviçit
Veprimi i ministrit u interpretua si përpjekje për arsyetim publik, ndërsa partitë shqiptare dhe shoqëria civile e cilësuan rastin si simbol të diskriminimit institucional.
Nënkryetari i parë i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër pas skandalit në Ministrinë për arrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, nën drejtimin e Ivan Stoilkoviq, përcjell Gazeta Flaka. Osmani denoncon një situatë alarmante ku 40 punonjës shqiptarë janë detyruar të punojnë në një zyrë pa karrige, pa tavolina dhe pa kompjuterë, duke qëndruar në këmbë nga ora 7 e mëngjesit deri në 4 pasdite, pa mundësi për të kryer punën e tyre.
Sipas Osmanit, kur punonjësit u detyruan të improvizojnë ulje në dysheme, kjo u përdor për t’i turpëruar dhe poshtëruar publikisht, me mesazhe si “ja si punojnë shqiptarët”. Më pas, 7 punonjës u larguan nga puna, në mënyrë që të krijohej frikë dhe presion mbi të tjerët.
“Poshtërimi u organizua, faji iu faturua viktimës dhe po tentohet të njolloset një komunitet i tërë,” tha Osmani, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të përgjegjësve për këtë situatë.
3. Gjykata Kushtetuese dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, duke i cilësuar ato si joprofesionale, tendencioze dhe të rrezikshme, me prirje për ta shndërruar këtë institucion në një organ parapolitik majorizues, në funksion të zhbërjes së Marrëveshjes së Ohrit.
4. Reagime të ashpra nga spektri politik shqiptar për Ligjin e gjuhëve
Subjektet shqiptare paralajmëruan se çdo ndërhyrje në Ligjin për gjuhët përbën cenim të Marrëveshjes së Ohrit dhe rrezik për stabilitetin ndëretnik.
tag_katrorimaqedoni_2