Java e pestë e Superligës mbyllet sot/ Prishtina përballet me Bashkimin, Peja pret Istogun - Gazeta Express
string(88) "java-e-peste-e-superliges-mbyllet-sot-prishtina-perballet-me-bashkimin-peja-pret-istogun"

Sport

Gazeta Express

22/10/2023 8:33

Java e pestë e Superligës mbyllet sot/ Prishtina përballet me Bashkimin, Peja pret Istogun

Sport

Gazeta Express

22/10/2023 8:33

Java e pestë në Superligën e Kosovës në basketboll do të mbyllet me dy ndeshjet që janë në program për ditën e sotme.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, me fillim prej orës 16:00, shkruan Gazeta Express.

Të dy skuadrat kanë bilanc të njëjtë deri tash, pasi kanë regjistruar nga tri fitore dhe një humbje.

Kjo xhiro do të mbyllet në palestrën sportive “Karagaçi”, me ndeshjen mes Pejës dhe Istogut, që do të zhvillohet nga ora 20:30.

Pejanët janë të vetmit pa humbje këtë sezon, duke regjistruar katër fitore nga po aq ndeshje.

Në anën tjetër, istogasit kanë një fitore e tri humbje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement