Në kuadër të Javës së Kulturës Gjermane 2025 dhe edicionit të 13-të të festivalit “Violinistic Greetings” u mbajt mbrëmjen e sotme sot në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor një mbrëmje unike muzikore me violinisten e njohur gjermane Caroline Adomeit dhe pianisten shqiptare Fatma Spahiu.
Programi i mbrëmjes “From Bach to Blues’ (Nga Bach tek Blues) solli një udhëtim nga tingujt e pavdekshëm të Johann Sebastian Bach, tek ngjyrimet impresioniste të Ravel, arranxhime të vetë artistes Adomeit, vepra të Kosturit si edhe muzikë shqiptare për violinë.
Publiku shijoi një mbrëmje plot energji, virtuozitet dhe emocione të forta, që shkrin stilet klasike me ato moderne, nga Bach deri tek Blues.
Caroline Adomeit, me mbi 275.000 ndjekës në rrjete sociale, është e njohur ndërkombëtarisht për interpretimet e saj inovative dhe qasjen “muzikë pa pengesa”.
Ajo ka publikuar CD të suksesshme, ka performuar në skena të mëdha evropiane dhe është pedagoge në Akademie für Tonkunst Darmstadt.
Fatma Spahiu, pedagoge në Universitetin e Arteve në Tiranë, solli mjeshtërinë dhe ndjeshmërinë e saj të veçantë në piano, duke e bërë këtë recital një eksperiencë të paharrueshme.
Në kuadër të vizitës së saj, Caroline Adomeit do të mbajë gjithashtu një masterclass për studentët e violinës, në bashkëpunim me Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve. /atsh
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...