Java e katërt në Superligë nis sot/ Istogu e pret Prishtinën, luhet edhe derbi prizrenas - Gazeta Express
string(86) "java-e-katert-ne-superlige-nis-sot-istogu-e-pret-prishtinen-luhet-edhe-derbi-prizrenas"

Sport

Gazeta Express

14/10/2023 9:02

Java e katërt në Superligë nis sot/ Istogu e pret Prishtinën, luhet edhe derbi prizrenas

Sport

Gazeta Express

14/10/2023 9:02

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e para të javës së katërt.

Ndeshja hapëse e kësaj jave do të zhvillohet në “Mizahir Isma” të Rahovecit, aty ku Istogu e pret Sigal Prishtinën. Ndeshja luhet nga ora 17:00, shkruan Gazeta Express.

Istogasit në fundjavën e kaluar shënuan fitoren e parë në elitë, duke mundur Bashkimi, kurse kanë edhe dy humbje. E kundërta është për prishtinasit që numërojnë dy fitore e një humbje.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet mes rivalëve lokal, Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit.

Bashkimi e nisi me dy fitore sezonin, por më pas pësoi nga Istogu, kurse Proton Cable Prizreni e nisi me dy humbje, e pastaj regjistroi fitore ndaj Vëllaznimit.

Derbi prizrenas do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement