Java e filmit evropian në Kino Armata / Cléo de 5 à 7 (1962) - Gazeta Express
string(56) "java-e-filmit-evropian-ne-kino-armata-cleo-de-5-a-7-1962"

Java e filmit evropian në Kino Armata / Cléo de 5 à 7 (1962)

Arte

Gazeta Express

05/12/2022 15:52

Si pjesë e Muajit të Filmit Evropian në Kino ARMATA mes 13 nëntor – 10 dhjetor, projektit të iniciuar në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit, shfaqet Cleo from 5 to 7, film klasik i vitit 1962 nga Agnès Varda. Filmi shfaqet të enjten, më fillim nga ora 19:00.

Rrëfimi fillon me këngëtaren e re, Florence “Cléo” Victoire, në orën 17:00h më 21 qershor, derisa pret deri 18:30h për t’i marrë rezultatet e testit mjekësor i cili ka mundësi se do ta konfirmoj diagnozën e kancerit. Filmi njihet për trajtimin e disa temave të ekzistencializmit, përfshirë diskutimet mbi mortalitetin, idenë e dëshprimit, dhe të pasurit të jetës kuptimplote. Filmi ka pikëpamje të fuqishme feministe nga feminizmi francez dhe bën pyetje mbi atë se si shihen gratë, posaçërisht në shoqërinë franceze. Pasqyret paraqiten shpesh për ta simbolizuar vet-obsesionin, të cilin Cléo e mishëron.

Lexo Edhe:

Agnès Varda (1928 – 2019) ishte regjisore, skenariste, fotografe dhe artiste franceze e lindur në Belgjikë. Puna e saj e hershme ishte e rëndësishme për zhvillimin e lëvizjes filmike me ndikim Vala e Re Franceze e viteve 1950 dhe 1960. Filmat e saj fokusohen në arritjen e realizmit dokumentar, adresimin e çështjeve të grave, dhe komentimet tjera shoqërore, me stil të veçantë eksperimental.

Puna e Varda përfshinë xhirimet në eksterier kur kufizimet e teknologjisë së zërit e bënin më të lehtë dhe më të zakonshëm xhirimin në hapësira të mbyllura, me vend-xhirime të konstruktuara dhe panorama të vizatuara. Përdorimi i aktorëve joprofesional ishte gjithashtu jokonvencional për kinemanë franceze të viteve 1950. Filmi i parë i gjatë i Varda ishte La Pointe Courte (1955), i pasuar nga Cléo from 5 to 7 (1962), njëri prej filmave të saj kryesor narativ, Vagabond (1985), dhe Kung Fu Master (1988). Varda ishte gjithashtu e njohur për punën e saj si dokumentuese me filmat si Black Panthers (1968), The Gleaners and I (2000), The Beaches of Agnès (2008), Faces Places (2017), dhe filmi i saj i fundit, Varda by Agnès (2019).

Regjisori Martin Scorsese e përshkroi Varda-në si “njërën prej Perëndive të kinemasë”. Mes shume shpërblimeve dhe nominimeve, Varda ka marrë Palme d’Or nderi në Cannes Film Festival, Golden Lion në Venice Film Festival, Oscar nderi, dhe është nominuar për Oscar për Filmin më të Mirë Dokumentar.

/Express