Java e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës këtë vit mbahet nga data 6 deri më 12 tetor, duke shënuar kështu edicionin e 22-të me radhë.
Hapja solemne do të mbahet më 6 tetor, në ora 17:00 me temën e këtij edicioni: “Biblioteka mes traditës dhe inovacionit”
Java e Bibliotekës është festa jonë për librin dhe kulturën, dhe këtë vit do të kremtohet me një koncept të ri – duke ndërkombëtarizuar programin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bibliotekat kombëtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Turqisë e Austrisë, si dhe me:
Sesione shkencore nga studiues të njohur;
Panele diskutimi mbi çështje relevante me profesionistë të fushës;
Aktivitete kulturore e edukative për promovimin e leximit dhe vetëdijësimin mbi rolin e bibliotekave te të rinjtë;
Ekspozita;
Punëtori dhe vizita në shërbimet që ofron Biblioteka Kombëtare;
Shfaqje filmash në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës.