Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita arriti fitoren e radhës këtë xhiro, duke e rritur në +10 pikë diferencën ndaj Ballkanit, që barazoi me Feronikelin 74.
Në vendin e tretë është Malisheva me 34 pikë, e cila po ashtu lëshoi pikë këtë xhiro, duke barazuar pa gola me Llapin.
I katërti është Prishtina që u mposht nga Ferizaj, teksa numëron 29 pikë gjithsej.
Gjilani me 28 pikë është në vendin e pestë, kurse Suhareka e Ferizaj janë në vendet gjashtë dhe shtatë me 26 pikë.
Një më pak e ka Dukagjini në vendin e tetë, kurse i parafundit është Llapi me 22 pikë.,
Krejt në fund të renditjes është Feronikeli 74 që ka 11 pikë nga 21 ndeshje.