Java e 14-të e Superligës: Tri përballje emocionuese, Ballkani dhe Llapi në fokus - Gazeta Express
string(79) "java-e-14-te-e-superliges-tri-perballje-emocionuese-ballkani-dhe-llapi-ne-fokus"

Sport

Gazeta Express

23/11/2025 9:07

Java e 14-të e Superligës: Tri përballje emocionuese, Ballkani dhe Llapi në fokus

Sport

Gazeta Express

23/11/2025 9:07

Sot në Superligën e Kosovës vazhdon java e 14-të, me tre ndeshje interesante që do të zhvillohen nga ora 13:00.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, ku Ballkani do të presë Llapin në një përballje që premton emocion. Pas humbjes në ndeshjen e fundit, suharekasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, ndërsa Llapi është në një formë të paqartë, duke mos fituar në dy ndeshjet e fundit dhe do të synojë të rimarrë veten.

Një tjetër duel i nxehtë do të zhvillohet në Gjilan, ku ekipi i Debatik Currit do të presë Ferizajin, në një ndeshje që mund të ketë ndikim të madh në renditje, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, në Klinë, Dukagjini do të përballet me Drenicën në një sfidë që do të kërkojë maksimumin nga të dyja ekipet për të siguruar një rezultat pozitiv.

Këto ndeshje janë të rëndësishme për dinamiken e renditjes dhe çdo pikë do të ketë peshë të madhe në luftën për objektivat sezonale. Të tre takimet do të zhvillohen në orën 13:00 dhe do të jenë të ndjekura nga tifozët, të cilët presin rezultate pozitive. /GazetaExpress/