string(73) "java-e-10-te-ne-superlige-mbyllet-sot-me-ndeshjet-ne-prizren-dhe-suhareke"

Sport

Gazeta Express

26/11/2023 8:39

Java e 10-të në Superligë mbyllet sot me ndeshjet në Prizren dhe Suharekë

Sport

Gazeta Express

26/11/2023 8:39

Superliga e Kosovës në basketboll sjell sot dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 10-të, me të cilat do të mbyllet edhe kjo javë.

Dueli i parë është mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit, që do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, shkruan Gazeta Express.

Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje deri tash në këtë sezkn, kurse gjakovarët po kalojnë në një formë të lartë duke regjistruar pesë fitore radhazi, lpas katër humbjeve në fillim të sezonit.

Java e dhjetë mbyllet me derbin ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00, në “13 Qershori”.

Suharekasit kanë bilanc prej pesë fitoreve e katër humbjeve këtë sezkn, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje. /Gazeta Express/