Jason luan në filmin “Little Nemo in Slumberland” - Gazeta Express

Jason luan në filmin “Little Nemo in Slumberland”

Arte

Gazeta Express

04/03/2020 1:18

Sipas portalit “Discussing Film”, ylli i filmave “Aquaman” është angazhuar me rol në projektin e Netflixit i cili bazohet në librin komik me të njëjtin emër.

Filmi e sjellë historinë e një vajzë të re të quajtur Nema, e cila me ndihmën e një krijese gjigante udhëton në një vend mistik, në kërkim të babait të saj të zhdukur.

Jason do ta portretizojë krijesën mistike të njohur me emrin Flip, i cili përshkruhet si një “krijesë gjigante gjysmë njeri, gjysmë përbindësh”, transmeton Koha.net.

Aktori do të arrijë ta portretizojë rolin falë teknologjisë e cila do të ndihmojë në krijimin e iluzioneve të kërkuara. E njëjta teknologji më herët ishte shfrytëzuar nga Netflixi për përpunimin e personazheve të filmit “The Irishman”.

Regjinë e filmit “Little Nemo in Slumberland” do ta bëjë, Francis Lawrence, i cili njihet për projekte kinematografike si: “I Am Legend”, “Red Sparrow” dhe “Hunger Games”. Së fundmi ai ka bashkëpunuar me aktorin Jason Momoa në realizimin e serisë shumë të pëlqyer, “See”, e cila transmetohet në platformën “Apple TV+”.

Peter Chernin, Jenno Topping dhe David Ready do të jenë producent të projektit, të mbështetur nga kompania e tyre “Chernin Entertainment”. Ndërsa skenarin e filmit do ta realizojë dyshja, David Guion dhe Michael Handleman, e cila në të kaluarën e ka punuar skenarin e filmit “Night at the Museum: Secret of the Tomb”.