Skuadra iraniane Esteghlal ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar Jasir Asani.
Ndërkohë, Asani ka një kontratë që e lidh me Guangju deri në fund të këtij viti, dhe klubi kinez nuk duket i gatshëm ta lëshojë tani pa përfituar të paktën 1 milion euro.
Sulmuesi 30-vjeçar do t’i bashkohet Esteghlalit me një kontratë 18-mujore.
Asani ka përfaqësuar Kombëtaren shqiptare 23 herë, duke shënuar pesë gola.
Ai e nisi karrierën e tij profesionale me klubin maqedonas Vardar.