Jashari: Tare më premtoi se do të bënte gjithçka për të më sjellë te Milani, ëndrra mu bë realitet - Gazeta Express
string(96) "jashari-tare-me-premtoi-se-do-te-bente-gjithcka-per-te-me-sjelle-te-milani-endrra-mu-be-realitet"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 13:18

Jashari: Tare më premtoi se do të bënte gjithçka për të më sjellë te Milani, ëndrra mu bë realitet

Futboll

Gazeta Express

14/08/2025 13:18

Ardon Jashari ka folur sot në konferencë për shtyp si futbollist i ri i Milanit.

Ylli shqiptar e ka përsëritur vendosmërinë e tij për t’u transferuar veç tek gjiganti italian përkundër faktit se kishte edhe oferta të tjera, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e ka përshëndetur punën e bërë nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili i kishte premtuar se do të bënte gjithçka që është e mundur për ta sjellë në Milano.

Gjithashtu, përfaqësuesi zviceran ka folur për aftësitë dhe karakteristikat e tij, futbollistët modelë dhe për objektivat që i ka me “Rossoneri”.

“Të jem këtu është një ëndërr që u bë realitet, e doja vetëm Milanin. Ka një harmoni të madhe në dhomat e zhveshjes.”

“E dija se nuk do të ishte e lehtë të largohesha nga Club Brugge. Tare më ka thënë se do të bënte gjithçka që është e mundur për të më sjellë këtu.”

“Ishull imi ishte Pirlo, në fillim kam nisur të luaj si ai si ‘trequartista’. Jam mahnitur nga Modric, me të mund të rritem shumë.”

“Pozita ime në fushë? Vendos Allegri.”

“Të luaj në Serie A me Milanin ka qenë gjithmonë ajo që e kam dashur.”

“Objektivat? Të ftoj sa më shumë të jetë e mundur, ky klub meriton shumë trofe.” /Gazeta Express