Jashari takon Strasser - flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës - Gazeta Express
string(86) "jashari-takon-strasser-flasin-per-bashkepunimin-e-shkelqyer-ndermjet-fsk-se-dhe-ajoves"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 12:25

Jashari takon Strasser – flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 12:25

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, priti sot në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës, Mattheë T. Strasser.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Gardës Nacionale të Ajovës, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.

Jashari vlerësoi kontributin e partnerëve amerikanë, e posaçërisht të Gardës Nacionale të Ajovës, në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së.

Nga ana tjetër, Strasser vlerësoi lart lidershipin e Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së, e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së, duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së.

“Në fund të takimit, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e dekoroi Rreshter Majorin e Komandës Strasser me medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’ për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement