Jashari po ushtron me Bruggen në pritje të dritës së gjelbër për të udhëtuar drejt Milanos - Gazeta Express
string(90) "jashari-po-ushtron-me-bruggen-ne-pritje-te-drites-se-gjelber-per-te-udhetuar-drejt-milanos"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2025 12:48

Jashari po ushtron me Bruggen në pritje të dritës së gjelbër për të udhëtuar drejt Milanos

Futboll

Gazeta Express

05/08/2025 12:48

Ardon Jashari po vazhdon të ushtrojë me ekipin aktual, Club Brugge.

Mirëpo, ylli shqiptar është më trup në Belgjikë e me mendje në Itali.

Përfaqësuesi zviceran po e pret sinjalin që ta marrë rrugën drejt Milanos për t’u transferuar tek Kuqezinjtë.

Mediat italiane dhe ato belge kanë shkruar mbrëmë se dy klubet janë marrë vesh për transferimin e tij në qytetin e modës, përcjell “Gazeta Express”.

Prandaj, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut po e pret me padurim dritën e gjelbër për të përfunduar tek shtatë herë kampioni i Evropës, për të cilin i refuzoi disa klube.

Thuhet se Milani ka marrëveshje me lojtarin qe një kohë, ndërsa ai do të paguhet në “San Siro” 2,5 milionë euro në vit, ndërsa e ka në tavolinë një kontratë të gatshme pesëvjeçare.

Nga ana tjetër, klubi belg do t’i përfitojë 33,5 milionë euro nga shitja e lojtarit, plus dy milionë euro bonuse nga kualifikimi eventual i Milanit në Champions në sezonin tjetër dhe 2,5 milionë nga bonuset më vështirë të arritshme.

Jashari ishte rebeluar në javët e fundit pasi kërkonte nga klubi i tij që ta gjejë gjuhën e përbashkët me Milanin, tek i cili po e kërkon me ngulm transferimin.

Dhe, duket se shumë shpejt do të marrë fund “telenovela” Ardon Jashari. /Gazeta Express