Jashari po i kryen vizitat mjekësore tek Milani, më pas kontrata - Gazeta Express
string(63) "jashari-po-i-kryen-vizitat-mjekesore-tek-milani-me-pas-kontrata"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 11:34

Jashari po i kryen vizitat mjekësore tek Milani, më pas kontrata

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 11:34

Ardon Jashari i ka kryer vizitat mjekësore tek Milani.

Ylli shqiptar është parë duke përfunduar në qendrën mjekësore para orës 09:00 të ditës së sotme, ndërsa u është nënshtruar kontrolleve të detajuara tek Kuqezinjtë para se të bëhet futbollist i ri i këtij klubi.

E pas vizitave mjekësorë është radha e kontratës, shkruan “Gazeta Express”.

23-vjeçari shumë shpejt do ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me “Rossoneri”, deri në qershor të vitit 2030, ndërsa pritet të paguhet afro 2,5 milionë euro në vit.

Në total, Milani do t’i shpenzojë 39 milionë euro për kartonin e tij, përfshirë këtu edhe bonuset.

E prej orës 18:00 përfaqësuesi zviceran do t’i bashkohet ekipit në qendrën stërvitore Milanello, ku do të njoftohet dhe do të ushtrojë me shokët e rinj të skuadrës, por do të njihet edhe me trajnerin Massimiliano Allegri.

Kështu do të nisë aventura milaneze për futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili e ëndërronte këtë klub që nga fëmijëria. /Gazeta Express