Jashari i zbulon synimet e Kosovës në Zvicër - Gazeta Express
string(44) "jashari-i-zbulon-synimet-e-kosoves-ne-zvicer"

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 15:06

Jashari i zbulon synimet e Kosovës në Zvicër

Futboll

Gazeta Express

03/09/2025 15:06

Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi sot seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e selektorit Franco Foda.

Dardanët po ushtrojnë në kampin nacional në Hajvali, ndërsa nesër do ta marrin rrugën drejt Zvicrës, ku do ta nisin kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

E në mesin e atyre që u prononcuan sot ishte edhe mesfushori Muharrem Jashari, i cili është optimist se ekipi do të ketë paraqitje të mirë dhe do të arrijë rezultat pozitiv në Basel të premten mbrëma.

“Atmosfera është shumë e mirë. Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Zvicrën. Normal që e presim një rezultat pozitiv, pasi e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta. Normalisht se në Zvicër na pret një përkrahje shumë e madhe dhe shpresoj që ta bëjmë më të mirën, të nxjerrim rezultat pozitiv dhe tifozët të jenë të kënaqur me paraqitjen tonë”, theksoi Jashari.

Kosova do të luajë me Zvicrën të premten mbrëma në Basel, kurse të hënën tjetër do ta presë Suedinë në Prishtinë. /Gazeta Express