Jashari e shkruan emrin e tij në historinë e futbollit belg, bëhet transferi më i shtrenjtë atje - Gazeta Express
string(95) "jashari-e-shkruan-emrin-e-tij-ne-historine-e-futbollit-belg-behet-transferi-me-i-shtrenjte-atje"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 13:23

Jashari e shkruan emrin e tij në historinë e futbollit belg, bëhet transferi më i shtrenjtë atje

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 13:23

Ardon Jashari la gjurmë në futbollin belg në vetëm një vit të kaluar aty.

Në verën e kaluar ylli shqiptar ishte transferuar nga Luzerni në Club Brugge dhe brenda një viti e pati një transformim të hatashëm.

23 vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse në Belgjikë dhe si rezultat u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në ligën elitare belge, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo bëri që vlera e tij në treg të rritet dukshëm dhe interesimi i klubeve për ta transferuar atë ishte i madh.

Por, ai ishte i vendosur dhe e donte veç Milanin.

Më në fund, dëshira e tij iu realizua dhe prej sot ai do të jetë një “Rossoner” i ri.

E për kartonin e tij, Kuqezinjtë do t’i paguajnë hiç më pak se 39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Kjo shumë e bën Jasharin futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit belg, duke e kalua edhe Charles De Ketelaeren, të cilin e kishte blerë po ashtu Milani vite më parë për 37,5 milionë euro.

Mesfushori belg i Atalantës e mbante primatin deri tash, por tash në fron hipi futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut. /Gazeta Express