Jashari dhe Lladrovci në përkrahje të kryeministrit shqiptar - Gazeta Express
string(60) "jashari-dhe-lladrovci-ne-perkrahje-te-kryeministrit-shqiptar"

Gazeta Express

12/07/2020 16:50

Jashari dhe Lladrovci në përkrahje të kryeministrit shqiptar

Gazeta Express

12/07/2020 16:50

Kryetarët e komunave emblematike të Kosovës, të Skenderajt dhe Drenasit, z. Bekim Jashari dhe z. Ramiz Lladrovci, kanë një mesazh për shqiptarët, për qytetarët, për votuesit e 15 Korrikut, ta realizojnë ëndrrën, për Kryeministrin e parë shqiptar, përcjell Gazeta Express.

Z. Bekim Jasahri dhe z. Ramiz Lladrovci, në rrjetin social kanë theksuar se jeta dhe vepra e Ali Ahmetit “është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”.

Lexo Edhe:

Ja postimi i plotë në fb:

Vëlla Ali,
Ne besojmë në vizionin Tuaj për Kryeministrin e parë shqiptar.
Të bashkuar pa dallim për këtë vizion, do të arrihet barazia, sepse shqiptarët e meritojnë atë.
Jeta dhe vepra juaj është e lidhur ngushtë me lirinë, me Kosovën dhe Luginën e Preshevës, andaj vazhdoni ta bëni historinë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Shqiptar, qytetarë, votues të 15 Korrikut,
Realizo ëndrrën, beso në vizionin për Kryeministrin e parë shqiptar, të bashkuar!