Jasharaj: Mësimi do të ndërpritet nëse situata me Covid-19 përshkallëzohet - Gazeta Express
string(73) "jasharaj-mesimi-do-te-nderpritet-nese-situata-me-covid-19-pershkallezohet"

Jasharaj: Mësimi do të ndërpritet nëse situata me Covid-19 përshkallëzohet

Gazeta Express

13/08/2020 23:53

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti i ri shkollor që pritet të nisë në shtator do të jetë më i vështiri pas kohës së okupimit.

“Hapja e institucioneve arsimore duhet të bëhet me kujdes. Kemi takuar ministrin Ramë Likaj dhe ne jemi skeptik ngase i kemi thënë ministrit se kjo çështje kaq e ndjeshme e mbi një mijë institucione arsimore kërkon angazhim edhe të Kuvendit, Qeverisë…”, ka thënë Jasharaj.

Lexo Edhe:

“Qeveria nuk ka bërë mirë që e ka shkurtuar buxhetin për arsim sepse ky vit do të kërkojë angazhim shtesë. SBASHK nuk do të lejojë stërngarkesë të mësimdhënësve. Nëse shteti synon ta rrisë normën ne do të reagojmë”, njofton Klan Kosova.

Sipas tij duhet pasur shumë kujdes me rastin e hapjes së shkollave.

“Duhet të kemi kujdes që t’i ruajmë nxënësit tanë. Shkollat duhet të ajrosen dhe dezinfektohen. Në momentin që situata me COVID-19 përshkallëzohet ne do të marrim vendim për ndërprerje të mësimit”.