Analisti Durim Jasharaj përmendi kohën kur Ilir Mirena shoqërohej me Glauk Konjufcën dhe këtu nisi përplasja mes tyre.
“U takuam me Glauk Konjufcën, ai më përshëndeti dhe e përshëndeta edhe unë. Pas dy muhabeteve më tha e paske ndërru stilin e flokëve ishte në vitin 2015, një shok i jemi tha ti u desht me i thanë Glaukut i paske ndërru shokët. Ai shoku që ke me Glaukun ke Ilir Mirena, qaty thash paska ndryshu Vetëvendosje kogja shumë”, tha Jasharaj në Pressing.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ilir Mirenës i cili i tha “ti s’ke nejt me Albin Kurtin kur kam hanger byrek me Albin Kurtin”.
“Pse po nervozohesh Ilir?”, i tha Jasharaj Mirenës.
“Albin Kurtit i kam lëshu unë dokument për me marrë vizë prej Expressit ja kemi pagu kolumnet 50 euro, i njoh më moti se ti”, tha Mirena.
“Ti i ke sulmu njerëzit fizikisht prë ta, unë se kam sulmu kerkond”, i tha Mirena Jasharajt.
“Unë me Liburn Aliun jam kanë në hiking”, shtoi Mirena.
“Pse je bo shokë me ta kur e ke ditë që janë të këqi?”, e pyeti Jasharaj Mirenën.