Japonia ka vendosur trupa për të ndihmuar në përballimin e një rritjeje të sulmeve të arinjve që kanë tmerruar banorët në një rajon malor në prefekturën veriore të Akitës.
Në shtatë muajt e fundit, të paktën 12 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë lënduar nga sulmet e arinjve në të gjithë Japoninë, sipas statistikave të Ministrisë së Mjedisit në fund të tetorit.
Masa ushtarake vjen në një kohë kur këto raportime për takime ndonjëherë vdekjeprurëse me arinj të murrmë dhe arinj të zinj aziatikë po dokumentohen pothuajse çdo ditë, ndërsa arinjtë kërkojnë ushqim.
Ata janë parë pranë shkollave, stacioneve të trenave dhe supermarketeve.
Qeveria ka vlerësuar se popullsia e përgjithshme e arinjve është më shumë se 54,000.
Megjithatë, ushtarët nuk do të hapin zjarr ndaj arinjve.
Ministria e Mbrojtjes dhe prefektura e Akitës nënshkruan një marrëveshje që trupat do të vendosin kurthe me ushqim, do të transportojnë gjuetarët vendas dhe do të ndihmojnë në asgjësimin e arinjve të ngordhur. /Telegrafi
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...